Beqaj: Kjo është qasja e re dhe krejt ndryshe e PDK-së

Aktuale May 22, 2017 - 22:13

Besim Beqaj nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, në Magazinën Zgjedhore ka thënë se

Partia Demokratike e Kosovës është përcaktuar që të krijojë një kahje krejtësisht tjetër në sektorin ekonomik, arsim, shëndetësi.

“Tanimë kemi harmonizuar qëndrimet edhe me partnerët e koalicionit dhe si fokus do ta kemi zhvillimin ekonomik”.

“Ne synojmë që qytetarëve t’u japim dy shtylla; e para është reformë në ekonomik; administratë, politikat fiskale, pra reformë në secilin fushë veç e veç, ndërsa shtylla tjetër është në ndërmarrje, pra zhvillimi i ndërmarrësisë përmes të rinjve e femrës dhe përkrahja financiare që do të bëhet”.

“Orientimi do të jetë krejtësisht ndryshe – shumë më pak fokus në infrastrukturë fizike e shumë më shumë në arsim dhe programe të veçanta për të përkrahur ndërmarrësit”.

Beqaj në Magazinën Zgjedhore programin e PDK-AAK-Nismës do ta prezantojë bashkë me Muharrem Nitajn e AAK-së.