Nitaj hedh kritika ndaj qeverisjes së kaluar

Aktuale May 22, 2017 - 22:12

Muharrem Nitaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka hedhur kritika rreth mandatit qeverisës që e lëm pas.

Sipas tij sektori i shëndetësisë sikurse në Qeveritë e kaluara, ashtu edhe në të tashmen, sa shkon e degradohet, madje Nitaj thotë se nga spitali dalin më të sëmurë se sa kur shkohet për shërim aty, njofton Klan Kosova.

Këto deklarime Nitaj i dha sonte në debatin televiziv special Magazina Zgjedhore, në Klan Kosova.

”Absolutisht janë të paqëndrueshme se qeveria ska mund të realizoj synimet e tyre programore”.

”Askush nuk e ka penguar as Kuvendin e Kosovës që të bëj reformat e paralajmëruar qysh në fundin e mandatit të shkuar në sferën e arsimit të lartë, sferën e shëndetësisë etj”.

”Shëndetësia e Kosovës edhe në këtë Qeverinë e fundit ka ardhur duke degraduar dhe me gjithë kujdesin enorm të stafit mjekësor, shpesh herë dalim më të sëmurë se sa hyjmë në spital”.

”Unë kuptoj logjikën se këtë mund ta bëjë vetëm Vetëvendosje. Ata i kanë qëllimet e veta”.

”Programet e partive politike në Kosovë gjithmonë kanë qenë të shkëlqyera. Skam vërejtje në programet e PDK-së, LDK-së apo VV-së”.

”Unë besoj shumë në qeverisjen e kryeministrit Ramush Haradinaj.”