Molliqaj: Nëse votoni me zemër, largojmë PDK-në nga pushteti

Aktuale May 22, 2017 - 22:10

Sekretari i organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, po shprehet optimist se do të dalin fitues në zgjedhjet e 11 qershorit.

Sipas tij nëse qytetarët angazhohen pasivisht për të votuar, ndryshimi në vend do të jetë i pashmangshëm, njofton Klan Kosova.

”Në zgjedhjet e kaluara lokale në Prishtinë disa qytetarë na thonin: ”Ju jeni shumë të mirë, por nuk keni gjasa me e mujtë LDK-në”.

Por doli e kundërta. Angazhimi i qytetarëve dhe votimi masiv për Lëvizjen solli fitoren.

Tash disa po thonë: ”LDK-në e kaloni lehtë, por PDK-në e keni vështirë me e largu nga pushteti”. E vërtetë që nuk është e lehtë por nëse ju qytetarët që e doni Kosovën me zemër angazhoheni dhe votoni pasivisht, fitorja do të jetë e sigurt dhe ndryshimi i pashmangshëm”.