Sejdiu: Të tjerët i provuam qe 17 vjet, tash provojeni Vetëvendosjen

Aktuale May 22, 2017 - 22:07

Dardan Sejdiu, nënkryetar i Vetëvendosjes, ka thënë se, mesatarja e premtimeve të tyre ka qenë 160 mijë vende të punës dhe s’janë realizuar as 10 për qind të tyre.

“Është e lehtë për të gjetur arsyetime, kemi nevojë për transformime rrënjësore”.

“Demagogjia është e njëjtë për shumë vjet. Ne e kemi provuar një model ekonomik që nuk ka funksionuar, rezultate janë evidente. Vend pune mund të gjesh veç nëse ke të njohshëm në partitë në pushtet, e jo për shkak të dijeve. Prandaj duhet të vije Lëvizja Vetëvendosje”, ka thënë Sejdiu  në Magazina Zgjedhore në Klan Kosova.

“Një njeri po të zgjohej sot nga koma do mendonte se PDK-ja kurrë s’ka qenë në qeveri, por në fakt PDK është tash e sa vjet duke qeverisur”.