Abdixhiku tregon se çfarë do të bëjë LDK-ja

Aktuale May 22, 2017 - 21:02

Lumir Abdixhiku, kandidat i LDK-së për deputet në Kuvendin e Kosovës, deklaroi se brenda javës do të dalë edhe programi i koalicionit LDK-AKR dhe Alternativa.

Ai u shpreh se programi parasheh heqje të tatimit në lëndën e parë, e cila është një ndihmesë e madhe për secilin biznes.

Si risi të dytë, Abdixhiku tregoi se është heqja e TVSH’s në kufi dhe kjo sipas tij, do të jetë një ndihmesë e madhe për shumë biznese.

“Programi do të jetë konkret dhe do t’iu prezantohet qytetarëve”, ka thënë ndër të tjera Abdixhiku.

Ai për këtë ka folë për pakon e re fiskale të cilën do ta parashikojë programi i koalicionit LDK-AKR-Alternativa.

Abdixhiku foli edhe për shumë çështje të tjera në televizionin Rrokum.