Limaj nga Prizreni: Zgjedhjet e 11 qershorit për të mirën e qytetarëve

Aktuale May 22, 2017 - 21:00

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka kërkuar nga struktura e partisë së tij në Prizren, që të mobilizohen për zgjedhjet e 11 qershorit. 

Ai tha se këto zgjedhje janë të nevojshme për të mirën e qytetarëve.

Shtabi zgjedhor i Nismës në Prizren, ka premtuar se kërkesës së Limajt për mobilizim, do t’i përgjigjen pozitivisht në këto zgjedhje.

Kryetari i Degës, Zafir Berisha tha se angazhimi i degës në Prizren nuk do të ndalet deri në fitoren e projektit të Nismës.