Partitë politike, ende pa platforma politike (VIDEO)

Aktuale May 21, 2017 - 23:43

Partitë politike ende nuk kanë një dakordim përfundimtar sa i përket platformës politike, përmes së cilës do të synojnë t’i marrin votat e qytetarëve.

Dy koalicionet e ashtuquajtura të mëdha, thanë për Tribuna Channel se të përfaqesuesit e partive politike janë duke punuar në këtë drejtim, por ende nuk është gjithcka definitive dhe nuk ka asgjë në letër.

Madje as Lëvizja Vetëvendosje nuk ka arritur që programin e saj ta përfundojë në detaje.

Sami Kurteshi, këtë gjë e arsyetoi me akordimin e skenës politike dhe zhvillimeve të papritura që kanë ndodhur.