'PDK-AAK-Nisma, koalicioni më i natyrshëm'

Aktuale May 21, 2017 - 23:11

“Kam shumë shpresë se, duke punuar së bashku këto forca politike, do të mund të na japin një pamje të re në politikën e Kosovës”, thotë Lame.

Gjenerali në pension Kudusi Lame ka thënë se krijimi i koalicionit PDK-AAK-Nisma është veprimi më i zgjuar, me qytetar, më inteligjent dhe më politik i mundshëm.

Sipas tij, ky është koalicioni më i natyrshëm në Republikën e Kosovës.

Në një intervistë dhënë për gazetën ‘Epoka e Re’, Lama ka thënë se nëse këto forca politike punojnë së bashku, do të mund t’i japin një pamje të re politikës së Kosovës.

Ai është shprehur i bindur se Ramush Haradinaj është Kryeministri që i duhet Kosovës.

Lama ka parashikuar se koalicioni PDK-AAK-Nisma ka për t’i fituar bindshëm zgjedhjet e 11 qershorit.

Por, sipas tij, këtë veprimtari zgjedhore mos të marrin si një dhuratë por si një obligim për të kryer detyra të vështira.

Image