Gjini: Kur LDK dhe AKR qeverisnin me PDK nuk ju dukej terr

Aktuale May 21, 2017 - 22:20

ënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka thënë se ky koalicion parazgjedhor do t’i fitojë zgjedhjet e 11 qershorit. Tutje ai ka folur edhe për koalicionin e krijuar atë kohë ndërmjet PDK-së dhe LDK-së.

“LDK kishte bërë fushatë në vitin 2014 anti PDK dhe në fund përfundoi duke bërë koalicion me PDK”.

“Nëse Mustafa ka treguar rezultate të mëdha, atëherë pse është tërhequr vet”?

“Ai e ka bërë një trik dhe është tërhequr vetë pasi ka dështuar”.

“Ne e dimë që secili vend e ka pasur një rol në luftë. Nuk ka pasur gjest ma fisnik se shkuarja në luftë. Po besoj që ka edhe akademikë që kanë shkuar në luftë”.

Kështu ka thënë Gjini në Magazinën Zgjedhore të Klan Kosovës.

“Populli i njeh partitë me të mirat e të këqijat e veta. Ne nuk kemi ardhur prej larg që mos të na njeh elektorati”.

“Është gabim që me të vetmen armë që e kanë gjet e përdorin. LDK-së nuk ju ka dukur terr kur ka qeverisur me PDK, edhe AKR ka qeverisur me PDK dhe atëherë nuk ju ka dukur terr”.

“U kuptoj gjetjet metaforike të doktorëve të LDK-së, kanë drejt të mendojnë, por as parimisht as praktikisht, por në qasje logjike nuk kanë të drejtë”.