Mustafa ironizon me PDK-në për bateritë

Aktuale May 21, 2017 - 22:18

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka reaguar pas spotit të publikuar nga PDK-ja, transmeton “Zeri.info”.

Mustafa përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, ka ironizuar me PDK-në, duke thënë se tani, PDK-ja do ia vë vetes nga një bateri dhe do i fitoj zgjedhjet.

Postimi i plotë i Mustafës:

Shumë kreative kjo puna e baterive të PDK-së.

E paskan gjetur zgjidhjen. Ia vejnë vetes nga një bateri dhe i fitojnë zgjedhjet.

Fenomenale!