Tahiri: Frymë dhe fytyrë të re për qytetet tona

Aktuale May 21, 2017 - 21:38

Kandidati i për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se, ka ardhur koha për transformimin e qyteteve të vendit.

Këtë deklaratë ai e ka bërë pas vizitës që sot i ka bërë Prizrenit, Mitrovicës, Vushtrrisë e Rahovecit.

Tahiri po ashtu ka thënë se transformimi i qyteteve është motoja dhe misioni i tij dhe se kjo sipas tij, nuk është thjesht premtim, por siç është shprehur ai, është përkushtim, raporton “Zeri.info”.

“Fushata është zotimi dhe agjenda publike e kursit tim në përfaqësimin e qytetarëve”, ka shkruar Tahiri në një postim në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”.

Postimi i plotë i Tahirit:
 

Frymë dhe fytyrë të re për qytetet tona

Në takime e vizita, sot diskutova me qytetarët e Prizrenit të bukur e historik, Mitrovicës së krenarisë e të harruar nga investimet publike qeveritare e Vushtrrinë e traditës e trashigimisë dhe Rahovecin e vreshtave e pitoresk.

Kjo vetëm se po më thellon bindjen se Kosovës i dha zoti bukuri përallore, përderisa jetesa jonë po ngulfatet.

Investimet publike milionshe janë të korruptuara, pa standard, pa funksionalitet e pa shije. Përderisa rregulli urban ka dështuar në tërësi, ndotja urbane dhe industriale është kthyer në vrastarin më të madh.

Coptëzimi i politikave dhe buxheteve, planifikimi ad-hoc, investimet korruptive duhet t'i përkasin të kaluarës.

Trashëgimia kulturore, estetika urbane; përkrahja dhe promovimi i turizmit malor e rural janë rruga e vetme drejt tranformimit të qyteteve nga kaosi në promotor të zhvillimit e mirëqenies.

Ka ardhur koha për transformimin e qyteteve. Kjo është motoja dhe misioni im. Ky nuk është thjesht premtim, është përkushtimi dhe pasioni im.

Fushata është zotimi dhe agjenda publike e kursit tim në përfaqësimin e qytetarëve. 

Image

Image

Image

Image

Image