Hoxhaj: Metafora për krahun e luftës, është me përhap frikë

Aktuale May 21, 2017 - 21:28

Zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se, zërat që përpiqen ta identifikojnë koalicionin PDK-AAK-Nisma si krahu i luftës kanë përpjekje për të përhapur një frymë të frikës dhe që janë kundër investimeve në shtetin multietnik të Kosovës.

“Krahu i luftës, apo lufta është vlerë historike e gjithësecilit qytetar. Është një përpjekje me mbjell frikë dhe me përahp frymën e pasigurisë. Ky është vetëm një një realitet historic dhe nuk ka të bëjë asgjë me realitetin politik në të cilin. Mbi të gjitha, ky është një realitet që i takon librave të historisë por nuk ka të bëjë asgjë me vitin 2017”, ka thënë Hoxhaj në Klan Kosova.

Edhe nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini e ka quajtur të panevjshëm dhe të palogjikshëm këtë lloj diskursi të LDK-së.