Rama dhe Basha takohen sërish! Ja për çfarë po diskutohet

Aktuale May 21, 2017 - 20:13

Kryeministri Edi Rama dhe lideri I opozitës Lulzim Basha janë takuar sërish këtë të dielë dhe ashtu siç parashikohej, në fokus të diskutimeve pritet të jenë emrat e rinj të ministrave teknikë dhe ai i zvkryeministrit.

Takimi mes të dy palëve është duke u zhvilluar tek Pallati I Kongreseve në Tiranë.

Sipas marrëveshjes së arritur mes palëve të enjten, opozita do të zgjedhë 6 ministra teknikë dhe postin e Zv/Kryeministrit të vendit.

Vetë Basha mori kohën e duhur për të sjellë në tavolinë kandidatët që ai do të propozojë për 6 ministritë që opozita do të drejtojë dhe emrin e zvkryeministrit.

Tashmë pritet që me përfundimin e takimit, më në fund të mësohen emrat e gjysmës së qeverisë.

Kujtojmë se e nesërmja do të jetë një ditë e ngjeshur në politikë, pasi pritet që pasdite, parlamenti të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme për të zgjedhur ministrat e rinj.

Gjithashtu pritet që nesër pasdite, opozita të sjellë emrat e saj për komisionet e vettingut, duke i hapur kështu më në fund rrugën nisjes së procesit.

Nga ana tjetër, parlamenti do të diskutojë gjithashtu për lëvizjen dhe emërimet e tjera që vijnë si rrjedhojë e paktit Rama- Basha.

Kujtojmë se palët kanë rënë dakort për ndërrimin e drejtuesve të OSHEE-së, ALUIZNI-t, Drejtorisë së Burgjeve si dhe kryetarit të KQZ-së./Gazeta Express

Image