Pacolli: Me AKR-në në pushtet s’do të ketë kurrë korrupsion në Kosovë!

Aktuale May 20, 2017 - 23:11

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka premtuar se nëse partia e tij do të marrë pushtetin shumë gjëra do të ndryshojnë në Kosovë. Ai ka thënë se me 11 qershor është një mundësi e artë për ta ndryshuar Kosovën njëherë e përgjithmonë. Pacolli në një status në Facebook ka thënë se në Kosovë kurrë më nuk do të ketë korrupsion.

Ky është postimi i plotë i Pacollit:

Më 11 qershor është një mundësi e artë për ta ndryshuar Kosovën njëherë e përgjithmonë. Duke zbatuar programin tonë ekonomik Kosovën do ta kthejmë në vendin që do të jetë sinonim i punës dhe mirëqenies.

Nuk do të ketë më keqperdorime të detyrës zyrtare dhe të te mirave të shtetit. Nuk do të ket keqpërdorime, shantazhe, hajni grabitjet etj., Ato do të dënohen me ligj. Kurrë nuk do të ketë korrupsion në Kosovë!

Na priftë e mbara!

#AKR për një Kosovë madhështore!

 Ditë më Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re kanë arritur një marrëveshje për koalicion parazgjedhor.

Aleanca Kosova e Re sipas marrëveshjes së arritur do të marrë kryeparlamentarin dhe presidentin – në afat kushtetues, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës kryeministrin me një numër të caktuar ministrish.