Detaje pikante nga lista e LDK-së

Aktuale May 20, 2017 - 22:23

 

Lista e kandidatëve për deputetë në Lidhjen Demokratike të Kosovës duket shumë më ndryshe se herë të tjerë.

Figurat kryesore të kësaj partie kanë mbetur shumë poshtë në listë, ndërsa të rinj që kanë aderuar në LDK, por edhe kandidatët e Aleancës Kosova e Re janë renditur shumë më lartë.

Më poshtë keni disa detaje nga kjo renditje, ndonëse akoma nuk është finale.

Avdullah Hoti është bartës i listës dhe mban numrin 1.

Isa Mustafa kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk është në listë.

Numrin 2 do ta mbajë Behgjet Pacolli.

Ish-bashkëpunëtorja e Pacollit, Mimoza Kusari-Lila do ta mbajë numrin 3.

E shumë përfolura Vjosa Osmani do ta mbajë numrin 81, ndërsa Arben Gashi 61.

Ismet Beqiri do ta ketë numrin 4, Kujtim Shala 5.

Sabri Hamiti do ta ketë numrin 14.

Numrin 10 do ta mbajë këngëtari nga Ferizaj dhe nënkryetari i AKR-së Labinot Tahiri.

Ndërsa prurjet e reja si Lumir Abdixhiku dhe Driton Selmana, do të mbajnë numrin 8 përkatësisht 16.