Thaçi: Kosova e bekuar me miq kudo në botë

Aktuale May 20, 2017 - 21:17

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po qëndron në Jordani me ftesë të Mbretit të Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, Abdullah II bin Al-Hussein, mori pjesë në hapjen e Forumit Ekonomik Botëror për Lindje të Mesme dhe Afrikë të Veriut, që këtë vit organizohet nga Mbretëria Hashemite e Jordanisë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi përmes një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se sapo ka përfunduar  një ditë përplot takime dhe diskutime me krerë të ndryshëm botëror, të cilët janë mbledhur në Forumin Ekonomik Botëror në Jordani.

“Takimi me Mbretin jordanez, Abdullah II, me Mbretin e Spanjës, Felipe VI, me presidentin e Qipros, Irakut, të Republikës së Nigerit dhe të Palestinës ishin konfirmim për krijimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve me këto shtete. Konsolidimi ndërkombëtar i Republikës së Kosovës është i pandalshëm, derisa Kosova është e bekuar me miqtë e saj kudo në botë”, ka shkruar Thaçi.