Demarkacioni ende i ndan PDK-në e AAK-në (Video)

Aktuale May 20, 2017 - 20:52

Partia Demokratike e Kosovës është e bindur se në mandatin që besojnë se do ta marrin, do ta përmbyllin me sukses agjendën që i shërben të mirës së vendit.Specifikisht do përmbyllin procesin e demarkacionit me Malin e Zi dhe asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi është shprehur se një lidership serioz e i guximshëm që punon në të mirë të vendit është i domosdoshëm.Rrjedhimisht ai ka thënë se lidershipi i PDK-së do të respektoj partneritetit ndërkombëtar dhe të kryej obligimet që i ka marr përsipër.

Por jo shumë në vijë të njëjtë me të ka qenë tash partneri i koalicionit të Krasniqit Bali Muharremaj nga AAK.Ai ka thënë se versioni aktual i demarkacionit nuk do të merret fare për bazë, por do bëhet një komision dhe një matje e re.