Hasani: Po vijnë ditë të mira për NISMA-në

Aktuale May 20, 2017 - 20:40

Kandidati për deputet nga NISMA për Kosovën, Bajram Hasani ka thënë se fitorja e NISMËS dhe e koalicionit PDK- AAK- NISMA po vjen. Ai këtë deklaratë e ka bërë pas Konventës parazgjedhor të NISMA-së ku janë prezantuar kandidatët për deputet nga kjo parti.

“Se 12 qershori do të na zbardhë fitues e pamë nga mobilizimi i përgjithshëm i të gjitha strukturave të NISMA-së.  Të gjithë bashkë me punë e përkushtim do t’i fitojmë zgjedhjet dhe do ta bëjmë Kosovën një vend më mirë. Besimi dhe mbështetja që sot i dhatë listës së NISMA-së është një tregues se këtë vend e presin ditë të mira”, ka thënë Hasani.