Xhavit Drenori tregon pse po dëshiron ta shes veturën

Aktuale May 20, 2017 - 20:31

Pavarësisht se e ka ruajtur shumë, Xhavit Drenori ka vendosur ta shesë këtë makinë.

Asambleisti i pavarur i Drenasit, tash po kandidon për deputet në Kuvendin e Kosovës, e për fushatë i duhen para, njofton Klan Kosova.

Ish-kandidati për kryetar të Drenasit,  thotë se për fushatën e kaluar, kishte hyrë në kredi, e tash kur u fut në listën e Vetëvendosjes, nuk dëshiron t’i behet barrë askujt për financa.

Makinën e markës Pasat, 11 vite të vjetër, në dy vite me radhë Drenori e kishte deklaruar me çmime të ndryshme. Më 2015, ajo vlente gjashtë mijë euro, një vite më vonë, një mijë më pak.