Mustafa: PDK dështoi në Qeveri, u dorëzua edhe para AAK-së

Aktuale May 20, 2017 - 17:22

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, ka thënë se PDK po paralajmëron vendime të mëdha pasi është dorëzuar para AAK’së duke e kandiduar Ramush Haradinajn për Kryeministër. Ka thënë se PDK ka dështuar edhe në qeverisje ndërsa tash pas dështimit të “Turit të dëgjimit” ka nisur “turri i votës”.

“Por, pasi dështoi në maraton, pas dy vjet e gjysmë, vendimin më të madh PDK e mori pas turit të dëgjimit. Populli i tha dorëzohu se nuk dini me qeverisë dhe u dorëzuan para një partie të vogël. Tani, për koalicionin e karavanit të partive, pason "turri" i votës, i cili bashkërisht do t'ua tregoj vendin. Pastaj kanë kohë të mendojnë, me kokë, sesi merren vendimet e mëdha”, ka shkruar Mustafa, në FB.

Ndërkohë, Kadri Veseli e Ramush Haradinajn kanë paralajmëruar se vendimin e parë do të marrin për formimin e ushtrisë së Kosovës. Kanë thënë se edhe demarkacionin do ta ridiskutojnë dhe zgjidhin në bashkëpunim me Malin e Zi.

Mustafa vazhdon të mbetet Kryeministër në detyrë derisa ka hequr dorë nga gara për këtë pozitë. S’ka hyrë as në listën për deputetë të parlamentit të Kosovës.

Para se të bëhej Kryeministër, Mustafa ka mbajtur pozitën e Kryetarit të Prishtinës; këshilltar i Presidentit. Pasluftës ka mbajtur edhe pozita të tjera përfshirë edhe anëtar i Bordit të UP’së.