Ish nënkryetari i AAK-së, në listën për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje

Aktuale May 20, 2017 - 01:12

Ish nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ali Lajçi e ka gjetur sonte vetën në listën për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje

Lajçi, i cili është larguar nga AAK para disa dite.

Por, kjo nuk ka bërë që ai të pauzojë nga politika pasi që tashmë gjendet në listën e Partisë Lëvizja Vetëvendosje me numër rëndorë, 35.

Lëvizja Vetëvendosje është partia e vetme deri me tani që ka publikuar listën e plotë të deputetëve, me numra rëndorë, që garojnë në zgjedhjet e 11 qershorit.