Aktuale

KQZ: Mbyllet afati, kanë aplikuar 5 koalicione, 19 parti dhe dy iniciativa

KQZ: Mbyllet afati, kanë aplikuar 5 koalicione, 19 parti dhe dy iniciativa
20 maj 2017 • 00 : 27

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se sonte në mesnatë ka përfunduar afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë nga subjektet e certifikuara për zgjedhjet e 11 qershorit

Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së, ka konfirmuar se për zgjedhje kanë aplikuar gjithsej 26 subjekte politike: 5 koalicione, 19 parti dhe dy iniciativa qytetare, raporton Ekonomia Online.

© zëri.info