Edhe koalicioni PDK-AAK-Nisma dorëzon listën

Aktuale May 20, 2017 - 00:09

Në këto momente edhe koalicioni i madh PDK-AAK-Nisma për Kosovën në objektin e KQZ-së ka dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit.

Po ashtu edhe përfaqësuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje kanë hyrë në objektin e KQZ-së për të dorëzuar listat për pjesëmarrje në zgjedhjet e 11 qershorit. 

Kujtojmë se LDK-ja është koalicion me AKR-në dhe Alternativën, derisa VV ka hyrë e vetmë në zgjedhje.