Vjosa Osmani e konfirmon vet: Jam në listë

Aktuale May 19, 2017 - 23:42

Personi më i spekuluar ditëve të fundit rreth asaj se a është në listën e kandidatëve për deputete apo jo, Vjosa Osmani nga LDK, i ka hequr të gjitha dyshimet me prononcimin e saj.

Ajo ka konfirmuar se është në listë.

Këtë gjë e ka treguar kandidati tjetër nga LDK, Blerim Grainca.

“Porsa e mora një mesazh nga Vjosa Osmani e cila ma konfirmon se është në listë për deputete. Ky është lajm i mirë dhe tregon se lista e LDK-së është më e mira”, ka thënë Grainca./Zeri/