Ish- gazetari nuk përfshihet në listë për deputet

Aktuale May 19, 2017 - 23:21

 

Ibrahim Rexhepi, njëri nga gazetarët e njohur të Kosovës i cili ju bashkua Aleancës Kosova e Re, nuk është përfshirë në listë të kandidatëve për deputet të ardhshëm të Kuvendit të Kosovës.

Lajmin e ka bërë publik vet ai me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Aty, Rexhepi ka shkruar se rrugëtimi i filluar së bashku me Behgjet Pacollin para disa muajsh do të jetë i gjatë.

“Ndonëse nuk do te jem pjesë e listës kandiduese, vazhdon implementimi i planeve për një Kosovë tjetër- më të mirë dhe më të pasur.

Gjithsesi se kjo arrihet vetëm me vizionin e presidentit Behgjet Pacolli dhe te AKR-se si pjesë e qeverisjes. Pa dyshim se vazhdoj te jem pjese e këtij projekti dhe e ekipit te presidentit, vetëm e vetëm që të arrihet qëllimi final – jo vetëm sigurimi i vendit në qeverisje, por i përgjegjësisë për ndryshime”, ka shkruar Rexhepi.

Image