Vazhdon mbledhja e stërzgjatur e PDK-së me partnerët

Aktuale May 19, 2017 - 23:18

Pasdite është bërë me dije se PDK ka nisur një mbledhje ku do të diskutohet bashkë edhe me partnerët për kandidatët për deputetë dhe përpilimin e listës.

Kjo mbledhje është duke vazhduar edhe në këtë orë, kur ka mbetur vetëm edhe një orë deri në përmbylljen e afatit për dorëzimin e listave, njofton Klan Kosova.

Asnjë nga zyrtarët e PDK-së nuk ka dalë deri tash nga selia e partisë për të dhënë edhe ndonjë informacion të mundshëm rreth mbledhjes dhe vendimit për listën, ndonëse aty janë parë tek kanë hyrë edhe partnerët e koalicionit.