Përfundimisht: Vjosa Osmani është në listën e LDK-së

Aktuale May 19, 2017 - 22:38

Kur kanë mbetur më pak se 2 orë deri në dorëzimin e listës së kandidatëve për deputetë në KQZ, KTV-ja merr vesh se përfundimisht Vjosa Osmani do të jetë në listën e deputetëve të partisë së saj, LDK.

Ajo mbrëmë në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, ishte futur në listën rezervë.

Në listë është edhe Arben Gashi, kritik i qeverisë edhe ky, e për të cilin gjithashtu kishte rezerva. Osmani dhe Gashi kanë qenë kundër lidhjes së koalicionit të LDK-së me PDK-në.