Aktuale

Labinot Tahiri kandidat nga AKR-ja për deputet

Labinot Tahiri kandidat nga AKR-ja për deputet
19 maj 2017 • 22 : 02 foto • zëri.info

Labinot Tahiri do të jetë kandidat për deputet nga lista e AKR-së.

Lajmin e ka konfirmuar vet këngëtari me anë të një postimi në rrjetin social facebook.

Ai ka thënë se. do të punoj kundër atyre që nuk ia duan të mirën Kosovës.

“Sot, Presidenti Behgjet Pacolli, me zgjodhi që djali juaj nane e dashur, të behet Deputet i ri në Parlamentin e Kosovës se Shqipërisë”, ka shkruar Tahiri në facebook.

Lexo postimin e plotë:

Jeta është plot me Sfida, tani nje sfide e re!

Kur të ndalësh dhe tê mendosh ne vete, se, si mund të ecen vendi pêrpara ka shumë pyetje që duhet të ia bejmë vetes.

E vendi mundet te ecën përpara vetëm atëherë kur mendojme me shumë per të tjerët dhe qytetarët se sa për veten tonë!

E dashura nënë, me linde e me rrite me nje vend me shumë sfida!
Baba me mesove të ndertoj jeten tonë, pa e demtuar askend ne jete.
Por jam krenarë baba për ty sepse ishe ai qe me ktheve nga mergimi, dhe unë me emrin e Zotit, do të shkel ne Parlamentin e Kosovës aty ku ishte dikurë i ozurpuar nga okupatori Serb.

Sot, Presdidenti Behgjet Pacolli, me zgjodhi që djali juaj nane e dashur, të behet Deputet i ri në Parlamentin e Kosovës se Shqipërisë.

Tani jam i lire, se atë e çliruan Heronjët tanë të Uçk-s, u çlirua nga Vizioni i Rugoves, nga Legjendari Yne i historise se re Adem Jashari, pra unë synoj te behem i fuqishem për kundetshtarët qe se duan KOSOVEN, por kurre sdo jem kundershtarë POLITIK.

Kosova është e të gjithëve Kosova është e popullit tonë.

Familje, miq, shokë dashamire e ju të gjithë qe me njohet edhe kur nuk me njohët, do ju jem zeri me ngritës në atë parlament për kerkesat dhe gjerat me te vlefshme të Kosovës sime.

Familje të harruara, do jem nje djal nje figure e juaja, duke i kerkuar ato cfare nuk i gezuat ne familjet e juaja….! Ky jam unë, nuk do të ndryshoj.

E dashura grua e femijë, e di mire që ju mungova gjithë jetën dhe sigurisht se edhe me shumë do të ju mungoj, por ju ma miratuat kerkesen time qe unë kerkova te jem nje njeri ne Politikberjen e te drejtave tua dhe te qytetarëve, me porosine time, se kur do qe e kerkon pasurine tonë SHTETI DHE KOMBI TË UA DHURONI ME SHUMË KRENARI.

Labinot Islam Tahiri

Ferizaj KOSOVE E SHQIPËRISË

© zëri.info