Haradinaj: Atë ditë që ia nisi punës, lirisht mund të thuani, 'Bac u kry'

Aktuale May 19, 2017 - 21:37

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim me qytetarët e Vitisë.

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët, strukturat dhe aktivistët, kryetari Haradinaj u shpreh se Aleanca çdo ditë e më shumë po arrin tek qytetarët e Kosovës dhe kjo nuk po ndodhë pa një arsye. "Atë ditë që ia nisi punës, lirisht mund të thuani, "Bac u kry". Do ta bëjmë një Kosovë që i del zot atij që jeton dhe lind në këtë vend. Ata që e qeverisën këtë vend, i thyen krejt normat morale.”- tha kryetari Haradinaj.

Në këtë takim ishin të pranishëm edhe një numër i kandidatëve për deputet të AAK-së, thuhet në njoftimin e  AAK-së.