Serbët e Kosovës të ndarë në zgjedhje si kurrë më parë

Aktuale May 19, 2017 - 21:18

Kur është fjala për pushtet e politik serbët si puna e Sllavko Simiq, e respekton me përpikëri çdo rregull institucionale të Kosovës. Kështu kreu i Iniciativës Qytetare Lista Serbe, më një grusht njerëzish të tij të premten ndër të parët dorëzuan në KQZ listën me 20 kandidatë që do synojnë të bëhen deputetë, njofton Klan Kosova.

Pas kryerjes së procedurave, Simiq, shpalosi synimet e tyre pas zgjedhjeve të 11 qershorit. Si top qëllim do ta kenë Themelimin e Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe.

E fjalën “Kosovë e Metohi” nuk e hoqi prej goje.

“Ne duam që edhe më tej ta shpërfaqim idenë që edhe më tej që do të marrin pjesë në institucionet qendrore të Prishtinës që edhe më tej të përmirësojmë jetën e serbëve që jetojnë në Kosovë dhe Metohi. Duam që t’i shmangim kërcënimet dhe gjuhën e urrejtjes ndaj serbëve”, tha Simiq.

Por këtë gjë kësaj radhe nuk do synojnë ta bëjnë vetëm Lista Serbe, që në listë ka më së shumti kandidat nga Mitrovica.

Në këto zgjedhje të parakohshme, serbët shkojnë të ndarë e në disa lisa si kurrë më parë.

Për krahun tjetër Simiq ka kësi cilësimi.

“Atyre tjerëve ju intereson vetëm paraja si dhe mundësia se si grupet e tyre të interesit të marrin sa më shumë projekte nga institucionet lokale dhe qendrore”, tha ai.

Pasditen e së premtes në KQZ dorëzoi listën me 19 kandidatë për deputetë të Kosovës edhe Nenad Rashiq i Partisë Progresiste Demokratike.

Ai akuzoi Listën Serbe e cila në Qeverinë e fundit e ndante pushtetin me PDK’në dhe LDK’në.

“Në këtor tre vjetët e fundit nuk ka ndryshuar asgjë konkrete për serbët. Ky është momenti i fundit që të vetëdijësohemi, të veprojmë menjëherë, përndryshe do të jetë një katastrofë, sidomos për serbët në Kosovë”, tha ai, transmeton klan Kosova.

Për në orët e mbrëmjes dorëzimin e listave për kandidatët e tyre për deputetë e kanë paralajmëruar SLS’ja në krye me Sllobodan Petroviqin si dhe Partia e Serbëve të Kosovës e cila udhëhiqet nga SAleksandar Jabllanovic.