Aktuale

Hoti: Isa Mustafa nuk është në listën për deputet, për Vjosën nuk e di

 Hoti: Isa Mustafa nuk është në listën për deputet, për Vjosën nuk e di
19 maj 2017 • 20 : 18

Kandidati për kryeministër i LDK-së, Avdullah Hoti, ka zbuluar se kryeministri në largim, Isa Mustafa, nuk do të jetë në listën e kësaj partie për deputet.

Ai ka thënë se bartës i listës do të jetë ai. Kurse, për fatin e Vjosa Osmanit, ai ka thënë se duhet të pritet deri në finalizimin e listës sot në orën 24:00.

“Jo, zotëri Mustafa nuk është në listë. Unë do t’i prijë listës. E tëra që mund të ju them është se do të befasoheni me listën e profesionistëve që do të bëjë LDK. Ndërkohë për Vjosa Osmanin, duhet të presim përfundimin e listës. Sot do të finalizohet ajo”, ka thënë Hoti ne emisionin "Komiteti" të Berat Buzhalës./Zeri/

© zëri.info