Matoshi shpreson se mė kolegėt e ‘Click’, do tė jetė sė bashku edhe nė Kuvend

Matoshi shpreson se mė kolegėt e ‘Click’, do tė jetė sė bashku edhe nė Kuvend

SHPËRNDARJE

19 Maj 2017 • 19:25 •

Halil Matoshi pas hyrjes në politike, i cili do të jetë në listën e deputetëve  nga radhët e AAK-së, dëshiron që të jetë së bashku në Kuvend më ish-analistët me të cilët për një kohë të gjatë ishin pjesë e emisionit politik ‘Click’, e që po ashtu do të jenë në lista për deputetë.

Dukagjin Gorani, Muharrem Nitaj, Driton Selmanaj ishin pjesë e këtij emisioni dhe që do të jenë në garë për deputetë.

Matoshi me anë të një postimi në facebook ka shkruar se do të ishte i lumtur që së bashku të jenë pjesë e Kuvendit.

“Do te isha shumë njeri i lumtun dhe me fat me qenë përfaqesues i qytetarëve kosovarë në Kuvendin e Republikes sëbashku me mikun e kolgeun tim Muharrem Nitaj nga AAK, porse natyrisht kish me qenë kënaqesi me debatu për t’mirën e Atdheut me t’respektuemit kundershtarë politik, Dukagjin Gorani nga Lëvizjas Vetëvendosje dhe Driton Selmanaj nga LDK!!!”, ka shkruar Matoshi.

Image