Shqiptarët me tetë ministri në Qeverinë e Zoran Zaevit

Aktuale May 19, 2017 - 19:25

 

Ka përfunduar takimi i parë mes Zoran Zaevit dhe Ali Ahmetit të cilët po diskutojnë për formulimin e qeverisë. Takimi zgjati me orë të tëra sot në selinë  e SDSM-së, shkruajnë mediet atje, përcjellë arbresh.

Sipas të dhënave të fundit, të dy partitë kanë rënë në pajtim për temat më të rëndësishme për formimin  e qeverisë dhe rreth ndarjes së ministrive. Por, pas mbledhjes asnjëri nga liderët nuk ka dhënë ende deklaratë të hapur për mediat në Maqedoni.

Në lojë janë disa emra si Radmilla Sheqerinska, Dragan Tevdovcki, Oliver Spasovski, Mila Carovska ,Lupqo Nikollovski dhe Edmond Ademi që pothuajse janë vendosur që të jenë ministra për kabinetin e ardhshëm të Qeverisë së Maqedonisë së drejtuar nga Zoran Zaev.

Partia politike e shqiptarëve do të marrë tetë ministri, dy prej të cilave pa resor. Për pozitën zëvendës kryeministër përmendet emri i Izet Mexhitit ,ndërsa Teuta Arifi ka mundësi që të jetë shefi i ri i diplomacisë shtetërore.