Besim Beqaj tregon pse nuk pranoi të jetë kandidat për deputet në listën e PDK-së

Aktuale May 19, 2017 - 19:13

Latif Gashi dhe Besim Beqaj kanë deklaruar për Klan Kosovën se me vetëdëshirë kanë hequr dorë nga lista për kandidatët për deputetë.

Në ndërkohë që deputetët e tjerë të legjislacionit të fundit, Blerta Deliu dhe Ganimete Musliu nuk kanë pranuar të flasin për të treguar nëse janë në listë për deputet ose jo.

Sipas këtyre të fundit, është e rëndësishme që të fitojë PDK dhe jo kush është e kush jo në listë.

Këshilli Organizativ i PDK-së ka zhvilluar takime nga paraditja deri rreth orës 16:00 ku janë bërë propozimet e emrave të mundshëm për tu bërë pjesë e listës së deputetëve potencial të PDK-së.

Në ndërkohë që Kryesia e PDK-së ka filluar takimin në ora 16:00 dhe këtë e ka konfirmuar nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxha i cili ka deklaruar se është kryesia ajo që përpilon listën përfundimtare.