Lekaj: Kadri Veseli bëri kompromis të dhimbshëm por me vend

Aktuale May 19, 2017 - 18:22

Ish shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se e vlerëson tej mase vendimin e liderit të PDK-së, Kadri Veseli, për t’i dhënë kandidaturën për kryeministër Ramush Haradinajt.

Sipas Lekajt, ky ka qenë një kompromis i dhimbshëm për Veselin, por i duhur.

“E vlerësoj vendimin e zotëri Veselit për t’ia dhënë kandidaturën Ramush Haradinajt për kryeministër. Ka qenë një kompromis i dhimbshëm për të. Megjithatë, ka qenë vendim pozitiv dhe e  ka vlerësuar mjaftë zotëri Haradinajn, dhe ia ka dhënë mundësinë që zotëri Haradinaj të jetë ai që e njohin qytetarët. Që nuk u dorëzua asnjëherë. As në luftë as në paqe. Ky lidership i duhet Kosovës dhe duhen vendime të guximshme”, ka thënë Lekaj në infomagazine. /Zeri/