PDK ende po punon në finalizimin e listës për deputetë

Aktuale May 19, 2017 - 18:01

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) gjatë gjithë ditës sot ka zhvilluar konsulta të brendshme që ta përgatit listën finale për deputetë.

Aktualisht në selinë qendrore të kësaj partie është duke u zhvilluar edhe një mbledhje ku po marrin pjesë Enver Hoxhaj, Xhavit Haliti, Hajredin Kuçi, Zenun Pajaziti dhe zyrtarë tjerë, raporton lajmi.net

Partia Demokratike e Kosovës do të duhet që në listën e saj të ketë 55 deputetë, kurse 55 tjerë do të jenë nga AAK-ja dhe Nisma për Kosovën.

Bartës i listës së koalicionit PDK-AAK-NISMA do të jetë ish-kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Afati i fundit për dorëzimin e listave është sonte në ora 24:00 në selinë e KQZ-së.