Dy deputetë të kuvendit, kandidatë për kryetarë komunash

Aktuale May 19, 2017 - 17:32

Dy deputetë të kuvendit të Kosovës, njëri nga AAK, tjetri nga Nisma për Kosovën, pritet që në vjeshtën e këtij viti, të kandidojnë për kryetarë komunash, raporton “Zeri.info”.

Në zgjedhjet e ardhshme lokale, deputeti i AAK, Daut Haradinaj, do të jetë kandidat për kryetar të Komunës së Deçani. Këtë njoftim e pati dhënë për "Zerin", shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj.

Ndërkohë, edhe deputeti i Nismës, Zafir Berisha, do ta sfidojë veten, si kandidat për kryetar të Prizrenit. Berisha para disa muajsh, e pati konfirmuar një gjë të tillë për "Zerin", i cili pati thënë se është i gatshëm për fitore. /Zeri/