Aktuale

Rrustemi: Vullneti i votuesve të jetë i paprekshëm

Rrustemi: Vullneti i votuesve të jetë i paprekshëm
19 maj 2017 • 17 : 29 foto • zëri.info

Përfaqësuesi i Lëvizjes “Vetëvendosje” në KQZ, Adnan Rrustemi, ka shkruar në profilin e tij në “Facebook” se me ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie, kanë ndarë mendimet e përbashkëta për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Kosovë, përcjell “Zeri.info”.

“Zgjedhjet e 11 qershorit duhet të jenë në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare dhe çdo votë duhet të numërohet që të sigurohemi që vullneti i votuesve të jetë i paprekshëm!”, ka shkruar mes tjerash Rrustemi.

Përndryshe, ambasadori i amerikan në Kosovë ka vizituar sot KQZ-në, ku ka përsëritur thirrjen e tij, që në listat zgjedhore mos të ketë njerëz më aktakuza për korrupsion.

© zëri.info