Ahmeti mirëpret vendimin për shkarkimin e Bordit të ‘Trafikut Urban’

Aktuale May 19, 2017 - 17:13

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka mirëpritur vendimin e shkarkimit të Bordit të ndërmarrjes 'Trafiku Urban'.

 Ai nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij zyrtar “facebook”, ka thënë se janë shkarkuar ata që mundoheshin, siç thotë ai, që ta pengojnë punën dhe rimëkëmbjen e ndërmarrjes, përcjell “Zeri.info”.

Ky është postimi i plotë:

Ky është një lajm fantastik për Trafikun Urban. Janë shkarkuar ata që mundoheshin me e pengu punën dhe rimëkëmbjen e ndërmarrjes.

Komisioni i aksionarëve i ndërmarrjes "Trafiku Urban", në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur sot, pas shqyrtimit të situatës në këtë ndërmarrje ka marrë disa vendime:

1. Të shkarkohet bordi i ndërmarrjes "Trafiku Urban";

2. Të shfuqizohen të gjitha vendimet e këtij bordi;

3. Të hapet konkurs për anëtarë të rinj të bordit të ndërmarrjes "Trafiku Urban";