Shkarkohet Bordi i ndërmarrjes 'Trafiku Urban' (Dokument)

Aktuale May 19, 2017 - 16:56

Komisioni i aksionarëve i ndërmarrjes “Trafiku Urban” ka shkarkuar bordin e kësaj ndërmarrje.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur sot, pas shqyrtimit të situatës në këtë ndërmarrje ka marrë disa vendime:

1. Të shkarkohet bordi i ndërmarrjes "Trafiku Urban";

2. Të shfuqizohen të gjitha vendimet e këtij bordi;

3. Të hapet konkurs për anëtarë të rinj të bordit të ndërmarrjes "Trafiku Urban".

Image