Aktuale

Komandantët e UÇK-së dominojnë 10-shën e parë të PDK-AAK e Nisma

Komandantët e UÇK-së dominojnë 10-shën e parë të PDK-AAK e Nisma
19 maj 2017 • 10 : 03

Partitë e dala nga lufta për herë të parë janë bërë bashkë dhe atë në një koalicion parazgjedhor.

Koalicioni i përbërë nga PDK-AAK e Nisma i njohur ndryshe si ‘Krahu i luftës’, u morën vesh për koalicion vetëm pak qastë para se të përfundonte afati në KQZ për koalicionet.

Në listën për deputetë PDK do të ketë 55 kandidatë, AAK 40 dhe Nisma 15. Lista dominohet prej ish komandantëve të UÇK-së.

Në top 10shën e parë ‘Indeksonline’, merr vesh se PDK do të ketë pesë kandidatë, tre do të jenë nga AAK dhe dy nga Nisma për Kosovën.

Listës do t’i prijë kreu i PDK-së, Kadri Veseli. Numër dy do të jetë mandatari për kryeministër, Ramush Haradinaj, numri tre do t’i takoj PDK-së, ku duhet të jetë një kandidate femër, ndërsa numër katër do të jetë kreu i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj. Ish komandant Çelikut to t’i takojë posti i zv/kryeministrit, nëse PAN e formon qeverinë e ardhshme.

Në kuadër të 10-shës se parë nga Nisma për Kosovën do të jetë edhe Bilall Sherifi. Ndërsa, nga AAK pritet të jenë Pal Lekaj e Ahmet Isufi.

PDK siç mëson ‘Indeksonline’, ende nuk ka caktuar kandidatët e saj në listën për deputetë.

Sonte në ora 00:00, përfundon afati për dërgimin e listave me deputetë në KQZ.

Zgjedhjet e parakohshme mbahen më 11 qershor.

Ky proces i jashtëzakonshëm zgjedhor u imponua pasi Kuvendi e mbështeti mocionin për rrëzimin e Qeverisë të iniciuar nga Fatmir Limaj

© zëri.info