'Hoti mijëra herë më i përgatitur se Kurti dhe Haradinaj'

Aktuale May 19, 2017 - 09:40

Anëtari i LDK-së, Sokol Havolli ka thënë se i dominuari i kësaj partie bashkë me partnerët e koalicionit është shumë i përgatitur në aspektin profesional.

“Kandidati i LDK-së është mijëra kilometra larg se dy kandidatët e partive tjera”, ka thënë Havolli.

“Nëse Hoti nuk ka bërë ndryshime atëherë s’di çka quajmë ndryshim”, ka deklaruar Havolli në Ora e Fundit.

Sipas tij Hoti ka shtyrë reformat e mundshme fiskale që merren shembull edhe nga vendet tjera.

“LDK është e hapur për ta zhvilluar vendin më tutje dhe kjo do të bëhet me Avdullah Hotin si kryeministër”, ka theksuar ai.

Sipas Havollit të gjithë qytetarët e dinë se LDK që do të vazhdojë me rezultate të jashtëzakonshme dhe do të jetë fituese, përballë një koalicioni që ai thotë që u bë bashkë nga paniku.

“Kurse ne arritëm një koalicion natyral”, ka përfunduar ai.