Shpend Ahmeti ka një kërkesë për ditën e zgjedhjeve

Aktuale May 19, 2017 - 09:28

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se qytetarët e Kosovës e kanë rastin që me 11 qershor ta çlirojnë vendin dhe ti japin fund krimit.

Këtë gjë Ahmeti e ka bërë të ditur në rrjetin e tij social Facebook.

Ja shkrimi i plotë i Shpend Ahmetit:

“Kemi rastin ta çlirojmë Kosovën nga krimi. Me 11 qershor!”

Kujtojmë se ka qenë e vetmja Lëvizja Vetëvendosje ajo e cila nuk ka hyrë në koalicion në asnjë parti. Lëvizja Vetëvendosje dje gjatë konferencës së mbajtur ka përjashtuar mundësinë e futjes në koalicion me LDK-në, duke thënë se me partitë që kanë qenë në pushtet nuk bëhët ndryshimi dhe kështu përfundimisht të garojnë si parti e vetme në zgjedhjet e 11 qershorit.