Vjen goditja e parë për Fatmir Limajn, pas koalicionit me PDK’në

Aktuale May 18, 2017 - 12:26

Pas koalicionit PDK,AAK,Nisma për Kosovën kanë filluar pakënaqësitë e brendshme te anëtarëve të këtyre partive politike.

Anëtari më i ri Nisma për Kosovën Avni Tafili ka bërë të ditur për Arbresh.info se sot në ora 14:00 do ta paraqet largimin e tij nga Nisma për Kosovën.

“Sot në ora 14:00 do të largohem nga Nisma për Kosovën pas koalicionit të arritur me PDK-në, deri me tani nuk kam parë reflektim nga Nisma se ata do të largohen nga ky koalicion dhe unë kam marrë vendim”. ka thënë Tafili.

Ai tregoi se brenda kësaj partie ka shumë pakënaqësi për koalicionin e arritur ditë më parë.