Fjalët e para të Abdixhikut pas aderimit në LDK (VIDEO)

Aktuale May 18, 2017 - 10:11

Drejtori i institutit “Riinvest”, Lumir Abdixhiku sapo ka zyrtarizuar aderimin e tij në Lidhjen Demokratike të Kosovës, raporton “Zeri.info”.

Abdixhiku është shprehur i lumtur që tashmë është pjesë e LDK-së duke u zotuar se do të jap maksimumin e tij në këtë subjekt politik.

“Jam i lumtur që kemi gjet një marrëveshje të tillë dhe jam i lumtur që jam pjesë e LDK-së. Për mua ka qenë një vendim shumë më ndryshe nga ajo që kam bërë më herët. Zotohem që të jap përkushtimin më të madh të mundshëm tash e tutje. I ftoj të rinjtë dhe të rejat e Kosovës që ti bashkohen LDK-së”, ka thënë ndër të tjerash Abdixhiku, raporton “Zeri.info”. 

 

Image
Image