Çun Lajçi: Nuk të kam pas borxh për dëshpërim Komandat i Dukagjinit
Aktori i njohur kosovarë, Çun Lajçi përmes një postimi ka reaguar ndaj kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj.
Ky reagim i Lajçit erdh pas njoftimit të koalicionit në mes të PDK-AAK-NISMA.
Lajçi ka shkruar është i zhgënjyer me Ramush Haradinajn. /ZERI/
Ky është postimi i plotë:
Unë artisti s'ta kam pas borxh dëshpërimin
Komandant i Dukagjinit!
Të erdha n'Strasbourg me nji strajcë poezi lum miku, dhe plot me mall t'i lexova e pastaj gojarisht ta thash:
" kthehu me pisha të dhezuna në brina dhishë, me kunorë therrash rreth qafe, dhe ik prej luleve të mbushura grejza"por nuk e paske pas kuptue!
Tani Çakorrin e Kullën frigohem se do ta votosh edhe Ti, e mua s'me mbetet tjetër veç me ia ba gjamën.
Unë vertetë s'e kuptuekam politikën, por as Ty lum miku.
Ç'krijesë qenka ky soj shqiptari.
A kështu paskan qenë edhe t'parët?
Sa dëshpërim në kët mengjes Maji të vitit marroç 2017!!!