ZYRTARE: Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër i koalicionit

Aktuale May 17, 2017 - 01:00

PDK-AAK-NISMA Anëtari i kryesisë së AAK-së, Muharrem Nitaj e ka konfirmuar koalicionin me PDK-në e, edhe kandidaturën e Ramush Haradinajt për kryeministër. 

“Ramush Haradinaj do të jetë kandidat për kryeministër i koalicionit parazgjedhor PDK-AAK-NISMA. Ky koalicion është një zgjidhje e imponuar. Mirëpo, duke parë të gjitha rrethanat, kemi vendosur që të shkojmë në bashkëqeverisje me PDK-në, ne si koalicion i arritur shumë kohë më para me Nismën dhe kandidat për kryeministër, Ramush Haradinajn.

 Kjo është zgjidhja më e mirë dhe kjo është ajo kërkesa e disa viteve të fundit, që ky vend më në fund të udhëhiqet nga një njeri që ka kredibilitet si Ramush Haradinaj. Pa dyshim që ky koalicion do të jetë fitues në zgjedhjet e 11 qershorit. Lista e deputetëve ndahet përgjysmë”, ka thënë Nitaj, raporton Zeri.info.