Ekskluzive: PDK-AAK-NISMA arrijnë marrëveshje për koalicion parazgjedhor

Aktuale May 16, 2017 - 23:57

Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën do të kandidojnë bashkërisht në zgjedhjet e 11 qershorit.

Para pak çastesh PDK-AAK-NISMA kanë arritur marrëveshje për koalicion parazgjedhor. Këtë e ka bërë të ditur për “zeri.info”, Artan Nimani, anëtar i Këshillit Drejtues të PDK-së.