Koalicioni PDK-AAK-Nisma, Hasani: Asgjë nuk ka të saktë

Aktuale May 16, 2017 - 23:24

Para pak minutash u raportua se Partia Demokratike e Kosovës, aktualisht është duke biseduar për te lidhur koalicion me AAK-në dhe Nismën.

Mirëpo, një gjë e tillë nuk është aspak e vërtetë, ka thënë deputeti i PDK-së, Nait Hasani.

"Nuk ka asgjë të saktë", ka thënë Hasani për zeri.info.

Ndërkohë, AAK me Nismën tash e sa kohë janë deklaruar se do të hyjnë në zgjedhje së bashku. E të dyja këto parti, për "zërin", para pak ditësh, janë zotuar se nuk do te lidhin koalicion me PDK-ne e LDK-në. Megjithatë, sot deri në orën 00:00 ka afat që të publikohen koalicionet parazgjedhore./Zeri