Zeka: Pritet koalicioni PDK-AAK-NISMA

Aktuale May 16, 2017 - 22:53

Anëtari më i ri i partisë Nisma për Kosovën, Milaim Zeka përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka bërë të ditur se pritet të bëhet koalicioni PDK-AAK-NISMA.

“Pritet koalicioni PDK-AAK-NISMA”, ka shkruar Zeka. 

Ndërkaq, anëtari i Kryesisë së AAK-së, Muharrem Nitaj ka mohuar se përfaqësues nga partia e tij janë takuar me përfaqësues të PDK-së për të diskutuar në lidhje me një koalicon të mundshëm ndërmjet, PDK-së, AAK-së dhe NISMA-s.

Megjithatë, Nitaj nuk përjashton mundësitë e arritjes së një marrëveshje për koalicion parazgjedhor ndërmjet këtyre subjekteve politike.

“Tash nuk e di as unë se a do të ketë apo jo, pasi që ky është afat kalimtar dhe jemi duke prit se çfarë po ndodh”, ka deklaruar ai për “Gazeta Blic”